Bedri Krasniqi është shpallur i pafajshëm nga akuza për vrasjen e dy policëve në Shakovicë të Podujevës.
Trupi gjykues e shpalli Krasniqin të pafajshëm nga ky rast, në mungesë të provave.
Vendimi u mor pak minuta më parë, në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Lidhur me këtë ka folur vëllai i Bedri Krasniqit.
Ai ka thënë se procesi gjyqësor ndaj vëllait të tij ka zgjatur shumë por që më në fund drejtësia triumfoi.
Më tutje ai ka thënë se si familje nuk do të ndalen derisa të vendosin drejtësi për Bedriun.
Krasniqi akuzohej për përfshirje në vrasjen që ndodhi ditën e 23 marsit të 2004-tës në Podujevë, ku nga një sulm me armë zjarri nga një grup i organizuar, përfunduan të vdekur polici i UNMIK-ut, Possible Essuman dhe zyrtari policor i Kosovës, Arsim Rrustolli./IndeksOnline/