Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ky është Roland Hoxha, humbi jetën nga shpërthimi bashkë me djalin që sapo ishte kthyer nga emigrimi

Personi në foto është Roland Hoxha, vinçieri i cili humbi jetën sot teksa punonte në një kapanon në ndërtim në Lushnjë

Ishte ora 15:30 kur babë e bir Roland dhe Elidion Hoxha ndodheshin në vinç dhe aksidentalisht prekën telat e tensionit të lartë, lëvizje e cila i mori jetën.

Dyshohet se një bombol oksigjeni ka nxitur shpërthimin e fuqishëm që la pas edhe disa të plagosur, mes tyre edhe deputetin socialist Bujar Çela. Shpërthimi u ndje në të gjithë qytetin.

Si pasojë e shpërthimit humbi jetën në vendngjarje Roland Hoxha, vinçieri, ndërsa djali i tij, Elidion humbi jetën rrugës duke ardhur në Tiranë për te trauma. I riu kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni.

Sot ishte dita e parë e punës për të dy, por ata nuk e dinin që kjo do të ishte edhe dita e fundit.