Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ky është Shkumbim Sekiraqa – djali i Salih Sekiraqës që po kërkohet për tentim vrasjen në Prishtinë

 
   

Edhe dy ditë pas ngjarjes së rëndë e cila rrezikoi të përfundojë tragjikisht për të riun, Pajtim Gashi, i dyshuari për rastin, Shkumbim Sekiraqa, ende nuk ka rënë në duart e Policisë së Kosovës.

Gazeta ka siguruar ekskluzivisht edhe fotografinë me portretin e Sekiraqës, i cili dyshohet se plagosi me armë zjarri Gashin.

Ndryshe, në kuadër të zhvillimit të hetimeve për incidentin e rëndë që ndodhi dy ditë më parë në rrugën ‘Bedri Shala’ në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme është bastisur shtëpia e të dyshuarit, Shkumbim Sekiraqa.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se gjatë bastisjes nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, teksa as Sekiraqa nuk është hasur në atë lokacion.

Njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në lokalizimin e vendndodhjes së të riut, si dhe identifikimin e personit të dytë që dyshohet se u përfshi në ngjarjen e rëndë.

Të dyshuarit menjëherë pas rastit janë arratisur nga vendi i ngjarjes me një veturë të tipit ‘Audi’ e kuqe.

Kujtojmë se Shkumbim Sekiraqa rreth 18-vjeçar është djali i Salih Sekiraqës.

Ky i fundit është një nga emrat e njohur për organet e rendit, për shkak të të kaluarës së tij kriminale. Herën e fundit ishte arrestuar nëntorin e vitit të kaluar për armëmbajtje pa leje.

Gazeta raportoi po ashtu ekskluzivisht se personi që u plagos me armë zjarri është Pajtim Gashi, i cili dyshohet se fillimisht është sulmuar në kokë e pastaj është qëlluar me armë në këmbë.

Gashi – sipas sinjalizuesve është anëtar i familjes së njohur si “Capat”.

Ndërkohë tashmë kanë dalë edhe pamjet se si ndodhi rasti, aty shihet se si u riu u rrah dhe me pas u qëllua me armë zjarri.

 Image
 Sali Sekiraqa dhe Shkumbini