Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ky është terroristi serb që u arrestua nga Policia e Kosovës, u dërgua në QKUK për trajtim

 
   

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po trajtohet një nga terroristët që mori pjesë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, si pasojë e sulmit mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Ai pritet të futet në sallën e operacionit.

Sinjalizuesit bëjnë të ditur se terroristi është Vladimir Toniç.

Ndryshe, drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla ka thënë para mediave të dielën se aktualisht ai është i vetmi person i dërguar në QKUK për trajtim, derisa ka shtuar se pas ndërhyrjes kirurgjike do të vendoset se ku do të transferohet.

“Po pritet të futet në sallë. Pas trajtimit do të vazhdojë në njërën prej klinikave. Për momentin s’kemi asnjë informacion tjetër, ky është i vetmi që është sjell…Ndërhyrje kirurgjike do të ketë e pastaj do të vendoset”, ka shtuar ai.

I lënduari mori pjesë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës që nga orët e para të së dielës në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Ai është transferuar nga Spitali i Mitrovicës në atë të Prishtinës.