James Harrison, i njohur si “Njeriu me krahun e artë”, ka dhuruar gjak çdo javë për 64 vjet. Sipas Shërbimit Australian të Gjakut të Kryqit të Kuq, veprimet e Harrison kanë shpëtuar jetën e më shumë se 2.4 milionë foshnjave që kanë nevojë për gjak.
Gjaku i Harrison ka antitrupa unikë, që luftojnë sëmundjet, të cilat janë përdorur për të zhvilluar një injeksion të quajtur Anti-D, i cili ndihmon në luftën kundër sëmundjes rezus.
Dhurata e tij e jashtëzakonshme ka shpëtuar jetën e shumë njerëzve dhe u frymëzua kur ai i shpëtoi një operacioni në gjoks, për të cilin kërkoi gjatë. Dhe që atëherë ai është bërë një dhurues i rregullt.