Kina do të ofrojë udhëtim pa viza për shtetasit gjashtë shtete të Europës. Bëhet fjalë për udhëtarët nga Zvicra, Irlanda, Hungaria, Austria, Belgjika dhe Luksemburgu. Mediat e huaja raportojnë se që nga 14 marsi udhëtarët nga këto vende do të mund të lëvizin të lirë pa kufizime drejt Kinës.
Lajmi u bë i ditur sot nga ministri i jashtëm kinez, Wang Yi. Kjo lëvizje përputhet me angazhimin e Kinës për të lehtësuar procedurat për të huajt që të vijnë në Kinë për punë, studime dhe udhëtime.