Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Ky vend ka me e pru sheriatin, nuk të njohin as te mahalla jote”/ Përplasje e ashpër mes Fuad Ramiqit e Azdren Shales

 
   

Një përplasje e ashpër në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka ndodhur mes Fuad Ramiqi, ish-drejtues i Lëvizjes Islame “Bashkohu” dhe Azdren Shales nga PSD.

Shala e akuzoi Ramiqin për disa deklarata si “Ky vend ka me pru sheriatin”.

“Unë e njoh një grup si ju në Kosovë që e sfidoni gjithëmone laicitetin edhe shtetësinë e Kosovë. Ty tkom ni në 2014 kur ke thanë: Ky vend ka me pru sheriatin. A e ke thanë qeshtu? Se një njeri që e pret një system ligjor krejt tjetër, antiperendimor”.

Ramqi i kundërpërgjigjet duke i thënë “Pse ti je perendimor? Ti në mahallë tonde nuk je perendimor. Kush je ti? A e don laicitetin, jeto në laicitet. Ty as në mahall tonde nuk të njeh kerkush si laik”..