Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

‘Ky vend nuk ka më burra’/ Fermerët në protestë: Po tallen me mundin dhe djersën tonë

Situata e vështirë ekonomike me të cilën po përballen ka bërë që fermerët e jugut të dalin në protestë.

Fermerët kanë kërkuar që fokusi i shtetit të mos jetë te produktet e importit, por të shfrytëzohen produktet e vendit dhe në këtë mënyrë të vazhdohet vijimësia e fermerëve, ose në të kundërt ata do të falimentojnë.

“Ky vend nuk ka burra më, prandaj bëjnë kështu këta, le të pasurohen ato 10 veta që po e grabisin vendin. Jemi me kredi dhe po paguajmë taksat, por jo të abuzohet me këtë çmim. Turp të kenë pasi po tallen me mundin dhe djersën tonë.”

Kujtojmë se kjo është protesta e radhës nga fermerët e jugut për situatën e vështirë ekonomike që po kalojnë.