Meva Aliji është infermierja që la jetën në Francë për Shqipërinë. Ajo jeton prej një viti në vendin e origjinës së prindërve të saj, pasi babi është nga Kukësi, ndërsa mamaja nga Tirana.
Ajo ka treguar gjithçka, nga arsyet pse i pëlqen Shqipëria, qyteti më i bukur që ka vizituar këtu dhe deri te planet e së ardhmes. Sakaq, ajo ka theksuar se prej katër muajsh punon si agjende turistike dhe kjo e ndihmon jo vetëm të vizitojë vende të ndryshme, por dhe të mësojë më shumë gjuhën shqipe.
”Në Paris njerëzit janë më të ftohtë dhe këtu njerëzit janë më ndryshe. Ne shqiptarët jemi më të lidhur me njëri-tjetrin.
Babai ka lindur në Francë dhe mami këtu. Një tezja e babit kishte ardhur në Shqipëri për pushime dhe kur shkoi në Francë i tha babait që kam takuar një vajzë shumë të bukur.
Ai erdhi e takoi dhe e pëlqeu shumë dhe kështu. Ne prindërit na thoshin gjithmonë që jemi shqiptarë dhe në shtëpi flisnim gjithmonë në shqip. Mua më pëlqen shumë dhe kuzhina shqiptare, më shumë kam qejf turshitë.
Tani kam katër muaj që punoj si agjende turistike, më pëlqen shumë sepse edhe më ndihmon shumë dhe për gjuhën. E kam vizituar shumë Shqipërinë nga veriu në jug, kam dhe disa vende që nuk kam shkuar akoma. Berati më pëlqen shumë, ka një atmosferë ndryshe. Më pëlqen”, u shpreh Meva.