Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Fun

La Zvicrën për qingjat e dhentë e tij në Kosovë, deçanasi me rrëfim të veçantë

Gazetari i lajmi.net, Selim Miftari, ka treguar sot në storien e tij për një qytetar nga Deçani, i cili ka lënë Zvicrën për tu marrë me veprimtarinë e blegtorisë në Kosovë.

Qytetari tregon se punën e mbajtjes së deleve e bën me qejf, dhe veprimtarinë e blegtorisë e punon me vite të tëra. Ndërsa në fermën e tij ai ka treguar se posedon rreth 140 krerë të deleve.

Gazetari e pyet qytetarin se sa është e vështirë puna e blegtorisë, posaqërisht mbajtja e deleve.

Ai tregon se puna është e rëndë sepse kërkon përkushtim, dhe pjesa më e vështirë e punës është qethja e deleve.

Gazetari tutje e pyet se a ka interesim nga të rinjtë që të merren me këtë veprimtari. Qytetari tregon se interesimi i të rinjve është pothuajse zero, sepse sipas tij të rinjtë po fokusohen më shumë nga shkollimi i tyre.

Ai tutje tregon se krerët e deleve i shet në restorantet që ndodhen në Deçan. /Lajmi.net/

Më poshtë e keni storien e plotë.