Këngëtari Labinot Tahiri ka shprehur ngushëllime për vrasjen e Liridona Ademajt.
Ai ka thënë se figura e Behgjet Pacollit nuk njolloset veç pse do dikush.
“Ngushëllime popullit shqiptar dhe familjes së Liridonës për vdekjen e saj, ama figura e Behgjet Pacollit nuk njelloset veç që disa duan ta njollosin”, ka shkruar Labinot Tahiri.
Ai ka thënë se ky rast duhet të lihet në dorë të policisë e prokurorisë.
“Mbajeni mend që nesër mund të na ndodh edhe neve nëpër familjet tona! Nuk jem ka e dimë a jemi ne si qytetarë: avokatë, prokurorë, hetues a çka jemi! Ngadalë, lërjauni në dorë këtë rast policisë së shtetit dhe prokurorisë e të ndalemi ne se e shkatërruam shoqërinë shqiptare me lajme të rënda!”, ka shkruar ai.