I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë forumit në Dubrovnik, ka takuar ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, të cilin e ka informuar dialogun Kosovë-Serbi, për hapat për de-përshkallëzimin e situatës në veri të Mitrovicës, por edhe kthimin në dialog.
Lajçak ka shkruar në Twitter se Italia dhe vet ministri Tajani janë një partner i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor.
“Jam mirënjohës për mbështetjen në mandatin dhe punën time. Mezi presim të vazhdojmë të punojmë së bashku”, ka shkruar Lajçak.
Gjatë Forumit në Kroaci me moton “Manovrimi në riformësimin botëror”, Lajçak ka takuar edhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe drejtuesin e OSCE-së, Bujar Osmani, me të cilët ka diskutuar për përpjekjet për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës.