Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lajçak diskuton me Vuçiq për rrugën përpara të dialogut

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë qëndrimit në New York.

Në këtë takimm Lajçak dhe Vuçiq kanë biseduar për dialogun Kosovë – Serbi.

Lajçak ka thënë se me Vuçiqin kanë rënë dakord për nevojën për të avancuar zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit dhe rëndësinë e uljes së tensioneve.

”Diskutim i rëndësishëm me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq,  në rrugën përpara në Dialogun në margjinat e #UNGA. Ranë dakord për nevojën për të avancuar zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit dhe rëndësinë e uljes së tensioneve”, ka shkruar ai në “X”.

Tags: