Përfaqësuesi i veçantë i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, ka organizuar një takim në kuadër të dialogut në nivel të kryenegociatorëve.
Lajçak fillimisht takon kryenegociatorin serb Petar Petkoviq, ndërsa me vonë do zhvillojë një takim të ngjashëm edhe me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin.
Pas këtyre dy takimeve shpresohet të mbahet një takim i përbashkët, i ashtuquajtur trilateral ku do marrin pjesë Lajçak, Bislimi dhe Petkoviq.
Fokus i takimit të sotëm do jetë zbatimi i marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të arritur më 27 shkurt në Bruksel si dhe hapat drejt depërshkallëzimit në veri të vendit.
Është ky takimi i parë pas trazirave në veri, i cili mbahet në dritë të marrëveshjes së arritur në mes të Kosovës dhe BE-së, në lidhje me hapat e depërshkallëzimit.