Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lajçak ia kthen Gërvallës pasi i tha BE-së ‘jeni tigër prej letre’: Jemi ëndërr e shteteve që po na trokasin në derë

 
   

Disa deklarata mjaft të rënda për Bashkimin Evropian i tha kryediplomatja, Donika Gërvalla, derisa në disa karrige më tej, po qëndronte i ulur emisari Mirsolav Lajçak.

Gjithçka ndodhi në Forumin e Dubrovnikut, ku Gërvalla konsideroi se BE-ja nuk mund të ofrojë siguri në Ballkanin Perëndimor, se është “tigër prej letre”, dhe se Kosova nuk e përdor për para.

Ndaj kësaj, u përgjigj emisari Lajçak, i cili tha se BE-ja, “është unioni më i suksesshëm i shteteve”.

Po ashtu, ai theksoi se BE, është ëndërr e shteteve që po trokasin në derën e këtij blloku, derisa shtoi se ka nevojë për zgjerim.

“Fillimisht, mendoj se duhet të them që BE-ja është larg perfeksionit, por është më i miri që kemi. Është unioni më i suksesshëm i shteteve. Nuk ka një union tjetër të shteteve në këtë planet, që ka bërë stabilitet politik, ekonomik më të mirë…Kështu që, unë mendoj që bashkimi në BE është një ëndërr e shteteve që janë duke trokitur në derën e BE-së. Në këto 20 vite, vetëm Kroacia iu bashkua BE-së, dhe procesi i zgjerimit ka humbur dinamikën. Dihet se diçka duhet të bëhet. Dua të them, ironikisht, që lufta në Ukrainë solli një afekt pozitiv, dhe ai është kuptimi i BE-së që kemi një punë të pakryer në Ballkanin Perëndimor, duhet të jemi serioz, dhe zgjerimi është kthyer në lojë.” – u shpreh ai.