Lajçak nga Forumi i Alpbachut në të cilin po merr pjesë edhe Osmani: Bisedë interesante për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak njoftoi për një “bisedë interesante për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe potencialin e brezit të ardhshëm”, në forumin e Alpbachut në Austri.
Lajçak u shpreh i lumtur që është kthyer në këtë forum.
“Mezi presim një ditë tjetër shkëmbimesh me të rinj nga rajoni dhe më gjerë”, shkroi Lajçak në X.
Atje po qëndron edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila dje mbajti në fjalim në Forumin Europian Alpbach 2024.
Ajo njoftoi gjithashtu për “një diskutim dinamik me të rinj dhe të reja nga e gjithë bota”, ku u diskutuan ” tema të rëndësishme që prekin Kosovën dhe Evropën, të ardhmen euroatlantike të vendit tonë, si dhe rëndësinë e mbrojtjes dhe promovimit të vlerave tona të përbashkëta demokratike”