Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lajçak nominohet si ambasador i BE-së në Zvicër

Përfaqësuesi evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është dominuar ambasador i Bashkimit Evropian në Zvicër.

Ai ndodhet në mesin e 44 nominimeve nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell.

“Miroslav Lajçak është nominuar si ambasador i BE-së në Zvicër. Ai aktualisht është duke shërbyer si Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian (EUSR) për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Ai ka shërbyer më parë si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë”, thuhet në faqen zyrtare të European Union External Action.

Ndërkaq si Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë është dominuar Aivo Orav, i cili aktualisht shërben si Përfaqësues i Përhershëm i Estonisë në BE. Më parë ai ka qenë ambasador i BE-së në Mal të Zi.