I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Lajçak ka njoftuar se gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet e fundit sa i përket dialogut, njëherit për hapat e mëtutjeshëm.
“Patëm një diskutim të rëndësishëm me presidentin Aleksandar Vuçiq për zhvillimet e fundit në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si dhe hapat në periudhën e ardhshme. Diskutuam edhe për çështjet aktuale urgjente”, ka shkruar Lajçak në platformën X.
Ndërkaq pas takimit, Vuçiq ka thënë se e ka paralajmëruar Lajçakun për veprimet e Prishtinës në procesin e dialogut.
“Bisedë e hapur me Mirosllav Lajçakun për situatën në Kosovë dhe M. dhe kërcënimet me të cilat përballet popullata serbe çdo ditë, të cilat kërcënojnë paqen dhe stabilitetin e rajonit”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.