Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lajçak pranimin e Ballkanit Perëndimor në BE e quan rrugë me dy drejtime

Emisari special i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka folur për Ballkanin Perëndimor dhe rrugën e vendeve të këtij rajoni drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Ai në ditën e dytë në Forumin e Delfit në Greqi ka folur mbi “Pranimin e Ballkanit Perëndimor në BE: Nga ngurrimi politik te urgjenca strategjike”.

“Theksova se është një rrugë dydrejtimëshe. Nëse vizioni për një të ardhme evropian është kredibil, të gjithë kandidatët do të jenë më të motivuar për ta bërë pjesën e tyre dhe anasjelltas,” ka shkruar diplomati sllovak.

Mandati dyvjeçar i Lajçak përfundon në fund të gushtit, ndërkohë që është përfolur se në vend të tij do të emërohet slloveni Borut Pahor, por ky i fundit nuk ka paraqitur ende një kërkesë në Shërbimin Evropian për Punët e Jashtme, sipas mediave sllovene./kp