Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lajçak takohen me Osmanin në Vjenë, diskutojnë për de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar sot ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili është edhe kryesues i OSBE-së.

Lajçak ka thënë se me Osmanin kanë folur për përpjekjet e BE-së dhe OSBE-së për situatën në veri të Kosovës.

“Kënaqësi për të diskutuar përpjekjet e BE-së dhe OSBE-së për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës me Bujar Osmanin sot në Vjenë”, ka shkruar ai në Twitter.