Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot është takuar me komandantin në ardhje të KFOR-it, Gjeneral Utulas.
Lajçak përmes një shkrimi në Twitter, kanë thënë se gjatë takimit kanë ndarë pikëpamjet në situatën aktuale në Kosovë dhe rreth dialogut.
“Kënaqësi të mirëpresim komandantin e ardhshëm të KFOR-it, Gjeneralmajor Ulutaş në zyrën time sot. Kemi shkëmbyer mendime për situatën aktuale në Kosovë dhe për dialogun. Mezi presim vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer të gjatë me KFOR-in.” – ka shkruar ai.
Pleasure to welcome the incoming Commander of @NATO_KFOR Major General Ulutaş in my office today. We exchanged views on the current situation in Kosovo and the Dialogue. Looking forward to continuing the long-standing excellent cooperation with KFOR. pic.twitter.com/P66nFYLXAr
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 27, 2023