Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lajçak takohet me Peachin në Munih: E përditësuam njëri-tjetrin për zhvillimet në rajon

 
   

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me të dërguarin e Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Lajçak me anë të një postimi në llogarinë e tij në platformën X theksoi se kanë biseduar për zhvillimet e fundit në rajon.

“Ne e përditësuam njëri-tjetrin për përpjekjet tona dhe zhvillimet më të fundit në rajon”, shkroi Lajçak.

Përndryshe, takimi është zhvilluar në Munih të Gjermanisë, ku po mbahet Konferenca e Sigurisë për të tretën ditë më radhë.