Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, njofton se është takuar me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Në platformën X ai shkruan se është “gjithmonë e dobishme të takohem me mikun tim dhe të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin”.
“Krahasuam shënimet për zhvillimet e fundit në rajon dhe e përditësova atë për gjendjen në Dialog.
Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në kontakt të ngushtë”, shkroi Lajçak.