I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në kuadër të forumit GLOBSEC, në Pragë, ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Lajçak, përmes një postimi në platformën “X”, ka shkruar se me presidentin e Serbisë kanë biseduar për pritjet dhe hapat e ardhshëm në dialog.
“Fola me presidentin Aleksander Vuqiç në lidhje me pritjet dhe hapat e ardhshëm në dialog. Ne diskutuam gjithashtu Planin e Rritjes dhe nevojën urgjente që Kosova dhe Serbia të bëjnë përparim në normalizim. Kjo është thelbësore për avancimin drejt integrimit në BE”, ka shkruar ai./teve1.info/
On day 2️⃣ at @GLOBSEC, I spoke with @predsednikrs @avucic about expectations and next steps in the Dialogue. We also discussed the Growth Plan and the urgent need for Kosovo and Serbia to make progress on normalisation. This is essential for advancing towards 🇪🇺 integration. pic.twitter.com/IiGaArKRn8
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 31, 2024