
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani.
Lajçak përmes një postimi në Twitter ka thënë se atë e ka informuar për situatën në dialog dhe hapat për shtensionimin e situatës në veri.
Ai ka thënë se Italia është partnerë i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor duke e falënderuar për mbështetjen në punën e tij si ndërmjetësues në dialog.