Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lajçak takon O’Brien në Davos: Ballkani të ecë përpara për të mirën e qytetarëve të tyre

 
   

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me ndihmëssekretarin e Shtetit amerikan për Europë dhe Euroazi, Jim O’Brien, në Davos të Zvicrës.

Lajçaku me anë të një postimi në platformën X, theksoi se temë e bisedës ishte Ballkani.

“Nisa javën në Davos me Jim O’Brien. Është e rëndësishme që kjo bisedë për Ballkanin të bëhet pikërisht në fillim të vitit. Ne duam të shohim rajonin duke ecur përpara për të mirën e qytetarëve të tyre. Është mirë të rikonfirmojmë se jemi plotësisht në të njëjtën linjë”, shkroi Lajçak.

Përndryshe, emisari evropian u takua me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin të hënën, ku folën për nevojën urgjente të zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.