Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Lajçak takon Vuçiqin në Beograd

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është pritur sonte në takim në Beograd nga presidenti Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit nuk ka pasur deklarime për media, por Vuçiq përmes një postimi në Instagram ka thënë se biseduan për hapat konkretë drejt normalizimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë.

“Kam biseduar me Miroslav Lajçak për situatën në Kosovë dhe kushtet e padurueshme për jetën e popullit tonë. Shqyrtuam mundësitë dhe temat për vazhdimin e bisedimeve konstruktive në Bruksel, si dhe hapat e nevojshëm për progres drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe një herë i kam bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që konkretisht dhe me vendosmëri të angazhohet në çështje thelbësore të rëndësishme për mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe stabilitetin rajonal”, ka shkruar ai.

Ndryshe, takimi vjen pas konfirmimit nga ana e BE-së për mbajtjen e raundit të ardhshëm të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë më 19 mars në Bruksel.