Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lajçaku takohet me Kurtin – dalin detajet se çfarë biseduan

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajçak ka bërë të ditur se në kuadër të Simpoziumit të 25-të Ndërkombëtar Symi që është mbajtur në Kretë, ka takuar kryeministrin.

Duke filluar nga kjo javë, pata kënaqësinë të marr pjesë në Simpoziumin e 25-të Ndërkombëtar Symi në mjedisin e bukur të ishullit grek të Kretës. Ky takim siguroi një platformë të shkëlqyer për t’u angazhuar me miq, kolegë dhe bashkëbisedues të shumtë, duke diskutuar çështjet përkatëse globale që rezonojnë në arenën e sotme ndërkombëtare”, ka shkruar Lajçak.

Përmes një postimi në Facebook, Lajçak ka treguar se me Kurtin kanë diskutuar për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe rrugën drejt de-përshkallëzimit, dhe për finalizimin e të gjithave marrëveshjeve të dialogut.

Në margjinat e tubimit pata një takim të vlefshëm me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Ne u angazhuam në një bisedë të gjatë dhe konstruktive për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe rrugën drejt de-përshkallëzimit, në përputhje me deklaratën e BE27 nga 3 qershori dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të Dialogut”, ka shtuar ai.

Po ashtu ai ka treguar se është kthyer në Bruksel të martën, për tu përgatitur për bisedime me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe Drejtorin e Zyrës për Kosovën dhe Kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq.

I kushtuam orë të gjata diskutimeve mbi një listë gjithëpërfshirëse të çështjeve të Dialogut, duke përfshirë zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe de-përshkallëzimin e nevojshëm në veri. Ne ramë dakord që të vazhdojmë këto diskutime dhe punën tonë për disa dokumente në periudhën e ardhshme. U takova edhe me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili po atë ditë vizitoi Brukselin. Ne ramë dakord për rëndësinë që urgjentisht të ndërmerren hapa për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe për të bërë përparim të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve”, ka shtuar ai.