Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien.
Lajçak tha se me O’Brien i krahasuan komentet mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivat për të ardhmen.
“Ramë dakord që të qëndrojmë në kontakt shumë të ngushtë. Faleminderit për mbështetjen e fortë të ShBA-së në punën time”, shkroi Lajçak.
Takimi mes Lajçakut dhe O’Brien, vjen një ditë pas komenteve që ky i fundit i bëri në raport me marrëdhëniet Kosovë – ShBA, për të cilat tha se nëse Qeveria Kurti nuk e cilëson Amerikën si partnere, njëjtë do të veprojë edhe kjo e fundit.