Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

LAJM I FUNDIT/ Makina përplaset me motorin që drejtohej nga një 17-vjeçar, dy persona përfundojnë në spital

efundit

Më datë 19.11.2023, rreth orës 18:10, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Veliternë, Maliq, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin B. J., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin F. M., rreth 17 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi F. M. dhe pasagjeri i motomjetit, shtetasi A. K., 17 vjeç, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e automjetit B. J., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.