Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lajm i mirë / Del nga koma avokati Sokol Mëngjesi

Avokati Sokol Mëngjesi ka dalë nga gjendja e komës ditën e sotme, gjendje në të cilën ndodhej prej ditësh pasi u dhunua barbarisht nga tre persona.

Mëngjesi raportohet se ka reaguar mirë, ndërsa mjekët në spitalin ku ai ndodhet janë optimistë për përmirësimin e gjendjes së tij.

Avokati u transportua rreth një javë më parë nga spitali i Traumës me avion privat sanitar drejt një spitali në Athinë për mjekim të specializuar.

Mëngjesi kishte marrë goditje me mjete të forta, doreza hekuri, në kokë dhe trup, të cilat i shkaktuan hematoma të rënda.

Mëngjesi u dhunua nga tre persona të identifikuar nga policia si Dorian Alia, Elton Kasaj dhe Drivaldo Aliaj. Ndërsa Romario Tabaku u akuzua se kishte siguruar largimin e tre dhunuesve nga vendngjarja.

Dritan Nano dyshohet si porositës i dhunës ndaj Mëngjesit, për shkak të një konflikti që kishin patur për zbatimin e detyrimeve ndaj studios ligjore të Mëngjesit, që e kishte ndihmuar Nanon të rrimerte pronën e tij në një zonë “luksoze” në Tiranë.