Lajm i mirë nga Shqipëria: Shërohet pacienti i tretë me koronavirus

Nga Shqipëria kanë filluar të vijnë lajmet e mira rreth pandemisë aktuale.

Kryeministri Rama ka njoftuar se edhe një pacient është shëruar nga virusi.

“EDHE PACIENTI ZERO SAPO DOLI NEGATIV”, ka shkruar ai në Facebook.

Po ashtu, edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dha lajmin e gëzueshëm duke treguar se numri i të shëruarve ka shkuar në tre.

“Një tjetër lajm i mire. Edhe pacienti zero sapo është konfirmuar negative. Babë e bir pritet të lënë spitalin dhe bashkë me pacientin tjetër që la spitalin mesditën e sotme, janë 3 pacientët e shëruar që rikthehen në shtëpi. Shumë mirënjohëse për punën dhe sakrificën e ekipit të #Infektivit.