Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lajm i mirë për shqiptarët, Italia kërkon 452 mijë punëtorë të huaj në buqësi edhe…

Qeveria italiane ka aprovuar draftin i cili parashikon që në tre vjeçarin 2023- 2024-2025 të punësoj 452 mijë punëtorë të huaj.

Mediat vendase raportojnë se vendimi është marrë për shkak të vështirësive që vendi po ndeshet së fundmi në lidhje me mungesën e krahut të punës në sektorin e bujqësisë dhe të turizmit.

Drafti i cili titullohet “Programimi i fluksit të hyrjes së ligjshme në Itali të punëtorëve të huaj”, parashikon punësimin e 136 mijë të huajve përgjatë vitit 2023, 151 mijë më vitin 2024 e 165 mijë më 2025.

Ekspertët italiane shprehen se vendi ka nevojë për mbi 830 mijë fuqi punëtore e ky draft i hartuar nga qeveria Meloni, përpiqet të jetë një ndihmë për sipërmarrësit e për ekonominë italiane.

Aplikimet e punësimit në Itali do të autorizohen nga organizatat e punës më përfaqësuese në nivel kombëtar që do të merren me mbikëqyrjen e rekrutimin e punëtorëve deri në nënshkrimin e kontratave të punësimit me ta.

Përveç dy sektorëve më alarmues për mungesë fuqie punëtorë si turizmi e bujqësia, vendimi i qeverisë italiane parashikon punësime dhe në fushën e asistencës familjare, social-shëndetësore, autotransport mallrash, ndërtim, për figura profesionale si elektricistë e hidraulikë si dhe në kantiere detare.