Eugen Egro, një ushtarak i Forcës Detare është ndarë parakohe nga jeta. Lajmin e trishtë e jep ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili u shpreh ngushëllimet familjarëve dhe miqve të Egros.
“Trishtim për largimin para kohe nga jeta të kapter Eugen Egro, një prej pjesëtarëve të Forcës Detare! Ngushëllime familjarëve e kolegëve për humbjen e të dashurit, bashkëpunëtorit, e një efektivi me ambicie e disiplinë”, shkruan Peleshi.
Kapter Eugen Egro ishte një ndër ushtarakët shqiptarë që ka shërbyer në Afganistan dhe është vlerësuar nga Gjenerali amerikan përgjegjës për Misionin e Nju Xhersit. Ai ishte nga Durrësi dhe jetonte në qytetin bregdetar.
Pjesë e misioneve ndërkombëtare dhe pjesëmarrës në trajnime të rëndësishme jashtë vendit, kapter Eugen Egro do t’i mungojë familjes, miqve dhe të gjithë kolegëve me të cilët ndante punën e përditshme në shërbim të Atdheut.