Ish-asistenti i kryeministit Kurti, Arianit Beqiri, njofton se së bashku me një person janë liruar pas shoqërimit në stacionin policor.
Ai thotë se “për ta parë ndeshjen e Kombëtarës, në shesh, duhej të paguheshin 20 euro. Ne protestuam kundër kësaj. U arrestuam, tash u liruam”.
Sipas tij, “sheshet duhet të jenë pa pagesë”.
Postimi i plotë:
RRNOFTË HAPËSIRA PUBLIKE!
POSHTË PËRPARIM RAMPA!
Sheshet duhet të jenë pa pagesë.
Sheshet duhet të jenë për qytetarët.
Sot, për ta parë ndeshjen e Kombëtarës, në shesh, duhej të paguheshin 20 euro. Ne protestuam kundër kësaj. U arrestuam, tash u liruam.
Hapësira Publike do të mbrohet gjithmonë, në çdo mënyrë, me çdo kusht.