Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lajmërohet Petkoviq, ka disa fjalë për draftin e Edi Ramës

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën dhe Metohinë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka bërë disa komente në lidhje me zhvillimet e fundit politike në dialog duke bërë akuza ndaj vendit tonë.

Petkoviq u ankua për arrestimin e dy qytetarëve gjatë protestave, të cilët sipas tij “nuk bënë asgjë” derisa akuzoi KFOR-in për veprime të dhunshme.

“Populli ynë reagoi vetëm ndaj reagimit të dhunshëm të KFOR-it… njerëzit tanë u mbrojtën me grushta dhe me gurë, por ne nuk ishim të parët që filluam dhe as nuk donim konflikt me KFOR-in,” – u shpreh ai, transmeton Kosovo-Online.

Petkoviq pretendon se inçizimet e dy qytetarëve ia kanë treguar Escobarit dhe Lajçakut.

Më tej, ai foli edhe për dënimet që i kishin ardhur kryeministrit Kurti.

“S’ka njeri që s’e dënoi Kurtin, amerikanët ishin më të zëshmit. Macron tha se e gjithë përgjegjësia për ngjarjet në veri i takon Kurtit dhe politikës së tij të dhunshme.” – vazhdoi ai.

Sa i përket Asociacionit, kryenegociatori i Serbisë u shpreh me disfatizëm duke thënë që Kurti nuk do ta formojë kurrë atë derisa shprehu edhe pretendime të pambështetura se ai donte të dëbonte popullin serb nga Kosova.

Petkoviq komentoi edhe draftin e Asociacionit të Edi Ramës.

“Dihet se çfarë është rënë dakord në lidhje me Asociacionin në vitin 2013 dhe 2015. Ekipi menaxhues i cili përbëhet nga serbët është i vetmi i autorizuar për hartimin e statutit të Asociacionit. Fakti që Kurti e Bislimi tash po dalim me një letër të Mogherinit… e gjithë kjo s’ka kuptim, me fjalë të tjera, Kurti nuk dëshiron të formojë Asociacionin dhe kështu i tërheq zvarrë Borrellin, Escobarin dhe Lajçakun,” – tha ai.