Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Lamtumirë ngjyrës rozë, vjeshta ‘flakë e kuqe’: Ç’ju duhet në garderobë

Muaji Shtator dashur, pa dashur na paralajmëron për mbarimin e pushimeve dhe kalimin zyratarisht ne sezonin e vjeshtës. Përpos të gjitha angazhmeve dhe impenjimeve që rrifillojnë gjatë kësaj periudhe na duhet të ndryshojmë edhe garderopën tonë për tu dukur sa më “in’, por cilat janë tendencat të cilat do te domimojnë në ditët e vjeshtës, cfarë duhet të kemi parasysh në mënyrë mos gabojmë me zgjedhjet tona?

Të ftuarat në studio, stilistet Frensi Muça, Lilo Shehu si dhe blogerja Enxhi Valteri tregojnë në “Vizionin e Pasdites”, se si do të jenë tendencat e këtij sezoni. Në të njëjtën kohë, ato tregojnë edhe ‘truket’ që vajzat duhet të ndjekin për të pasuruar veshjet e tyra referuar dhe tendencave më të fundit. Ngjyra rozë duket se do t’ia lërë ‘stafetën’ të kuqes në këtë sezon.