Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha ka deklaruar se ka ardhur koha që Kosovës ti hiqen masat e sanksionuara nga BE.
Ai tha se ishte e palogjikshme mënyra e trajtimit të rastit që solli këto masa, pasi sipas tij, përgjegjësinë duhet kërkuar në Beograd.
“Prej fillimit kemi thënë që masat janë të padrejta sepse ka qenë e palogjikshme mënyra se si është trajtuar rasti si rast me një çështje që është dit se faji është në Beograd janë ditë të gjitha të dhënat e në fund e ka pësuar Kosova me masat të cilat janë marrë më metodë e cila është e kontestuar për vet shtetet brenda BE-së se si janë marrë ato vendime, por gjithsesi ato kanë shkaktuar një pasojë që është disa dëme që i janë bërë Kosovës”, ka thënë Batusha.
Ai ka përmendur edhe raportin e Joseph Borell, i cili sipas tij ka rekomanduar heqjen e masave.
“Tani ka ardhur koha që të hiqen ato masa, ka pas edhe shtete të cilat kanë kërkuar që Kosovës t’i hiqen ato masa dhe e pamë që raporti i zotit Borell ka rekomanduar për heqjen e masave”, ka shtuar tutje Batusha.
Tutje, beputeti Batusha në tha se masat mund të hiqen me miratimin e shteteve tjera evropiane.
“Vet BE përmes zëdhënësi të vet tha që është rekomanduar heqja e masave. Është edhe një rast tjetër se si të hiqen ato masa, pra mjafton që asnjë shtet të mos paraqet kundërshtim për heqjen e masave ndaj Kosovës. Ka pasur skepticizëm dhe ka pasur vizita zyrtare të Kosovës dhe na besojmë që asnjë shtet nuk do të paraqet kundërshtim për heqjen e masave ndaj Kosovës”, ka thënë Batusha.