Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Largohen nga Gaza pesë shtetas të Shqipërisë

Pesë shtetas të Shqipërisë janë larguar nga territori i Gazës të dielën në mbrëmje dhe tani ndodhen në Egjipt.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani.

Ai në një postim në platformën X, ka thënë se ata ndodhet të sigurt dhe se janë duke punuar për kthimin e tyre në Shqipëri.

“Pas tre javësh përpjekjesh e vështirësish, më në fund shtetasit e parë shqiptarë, sapo lanë territorin e Gazës. Ata ndodhen tashmë të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojmë procedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri. Mirënjohje për autoritetet e Izraelit dhe Egjiptit për bashkëpunimin. Po punojmë ngushtë me autoritetet për kthimin e shpejtë e të sigurt të shtetasve të tjerë të Shqipërisë që ndodhen në Gaza”, ka shkruar ai./teve1.info/