
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Stanoc të Vushtrrisë, ku dyshohet se një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje.
Trupat e pajetë janë larguar nga vendi i ngjarjes në Stanoc të Mitrovicës.
Përveç trupave, zjarrfikësit kanë larguar edhe njollat e gjakut nga vendi i ngjarjes.
Ndryshe, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë të ditur se janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë po hetohen të gjitha rrethanat që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë.
Ndërkaq, njëri nga familjarët e viktimës ka thënë se viktima dhe burri i saj kishin punuar më herët me të dyshuarin për vrasje, dhe se vrasja dyshohet të ketë ndodhur për arsye xhelozie të ndërrimit të vendit të punës.