Mjeku Betim Morina është larguar nga puna pasi kishte sulmuar fizikisht një person si dhe kishte dëmtuar pronën e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut (QKKTGJ), duke tentuar të thyej dhunshëm derën e një prej zyrave të këtij institucioni.
Media kishte raportuar se Prokuroria Themelore e Prishtinës kishte nisur hetimet ndaj doktorit, i cili tashmë është larguar nga puna.
Rasti i sulmit fizik me lëndime të rinda trupore kishte ndodhe me 17.10.2023 në ambientet e QKKTGJ-së, ndërsa dëmtimi i pronës me 20 mars të po të njëjti vit.
Sipas burimeve për këto raste është zhvilluar procedure e brendshme disiplinore në QKKTGj, ku si rezultat komisioni përkatës “ka marre vendimin me nr. 39 date 08.02.2024 për shqiptimin e masës ndërprerje e marrëdhënies se punës ndaj dr. Betim Morinës, pasi ka vlerësuar se janë argumentuar të dy shkeljet me të cilat ai ishte ngarkuar”.
Ndërsa ne anën tjetër, në aspektin penal hetimet për këto vepra ndaj të dyshuarit Morina janë duke u zhvilluar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Betim Morina gjithashtu po hetohet për një rast të mëparshëm të sulmit fizik dhe lëndimit të rëndë trupor që ndodhi në objektin e QKKTGJ-së në tetorin e vitit të kaluar. Për këtë rast, Dr. Morina, si i dyshuar, u arrestua dhe qëndroi në paraburgim për 48 orë dhe më pas në arrest shtëpiak për një muaj.
Kodi penal i Kosovës, neni 186, për veprën penale lëndim i rënde trupor parasheh dënim prej 6 (gjashtë) muaj deri në 5 (pesë) vite burg.