Një fëmijë në Las Vegas është hospitalizuar në gjendje kritike pasi gjeti një armë në një shesh lojërash që ishte hedhur nga një adoleshent që po ikte pasi hapi zjarr në një autobus të qytetit, thanë autoritetet.
Reggie Rader nga Policia tha se fëmija, i cili është nën 5 vjeç, “gjeti armën e zjarrit, e mori atë dhe arma e zjarrit shkrepi”.
Policët e gjetën të dyshuarin në zonën e lojërave dhe e morën në paraburgim. Ai është më i ri se 18 vjeç, raportoi Guardian.
Adoleshenti kishte vrapuar nga autobusi i qytetit kur ai u hodh mbi një mur dhe hyri në zonën e këndit të lojërave, thanë autoritetet.
Rader tha se adoleshenti ishte përplasur me një burrë në autobus, nxori armën dhe e qëlloi.