Ecja e Lazim Destanit në rrugën e biznesit në vazhdimësi është shoqëruar edhe me mbështetjen që ai i ka dhënë sportit.
Ai beson fort se sporti është një komponent i rëndësishëm për edukimin e brezit të ri dhe e çmon lart ndikimin e sportit në prezantimin e vlerave të një kombi.
Promovimin e vlerave të larta që ka sporti ai gjithmonë e ka treguar me mbështetjen që u ka dhënë shoqatave të sportit, deri te mbështetja që po i jep Klubit të Futbollit “Shkëndija” – klub tetovar me traditë.
Ju kujtojmë se Lazim Destani është njëherit edhe President i KF “Shkëndija”, shkruan “Kosovarja”.
Destani, në postimin e fundit në rrjete sociale, ka treguar se kishte kënaqësinë e veçantë të ishte në mesin e emrave te gjeneratës së parë të KF “Shkëndija”, të atyre që e themeluan klubin kuq e zi në viti. 1979.
Ky takim miqësor, ishte organizuar nga Bruno Ceko, i cili në vitin ‘79 ishte njëri nga futbollistët e dalluar të “Shkëndijes”.