Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lazim Destani nesër në Preshevë në Konferencën Ekonomike: I gatshëm ta ndihmoj Luginën për ta parandaluar eksodin

 
   

Nesër në Presheve do te mbahet Konferenca Ekonomike me moton: “Ekonomia shpëton Luginën e Preshevës”, nën organizimin e Unionit të Afaristëve “Vizioni”- Preshevë, Medvegje dhe Bujanoc, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

Në këtë konferencë të pare të këtij lloji do të marrë pjese edhe humanisti dhe filantropi i njohur ndërkombëtar z.Lazim Destani, i cili ka shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar Luginën e Preshevës me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe biznesit për të hapur vende të lira pune, për ta parandaluar eksodin.

«Në Luginë kemi angazhuar ekipet tona, tre menaxherë të Ecologut do të lidhin bashkëpunim me kompanitë në rajon për qellim që t’i kontribuojnë proceseve ekonomike dhe zhvillimore në Luginën e Preshevës” ka thënë Destani për gazetën zvicerane Le Canton27.ch.

Konferenca Ekonomia ka për qëllim krijimin dhe promovimin e rrjetit të prodhuesve vendorë me ata ndërkombëtarë si dhe sensibilizimin e gjendjes ekonomike në Luginën e Preshevës.

Vlen të theksohet se në kuadër të kësaj Konference, panelistë do të jenë ekspert të fushës së bujqësisë, mysafirë të Rrjeteve dhe Odave Ekonomike si nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Zvicra, Gjermania, Austria, si dhe prodhuesit vendorë.

Bizneset e diasporës që janë të interesuara për pjesëmarrje në këtë konferencë mund të lajmërohen në kontakt tel 063522666 ose në e-mailin: [email protected].

Konferenca Ekonomike do të mbahet më datë 28.07.2023, ditën e premte në ora 14:00. Lokacioni: Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica”, Rruga 15 Nëntori, Nr: 90 në Preshevë.