Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lazim Destani : Të ndarë nuk i kontribuojmë as procesve kombëtare e as atyre ekonomike dhe zhvillimore

Mbrëmë nën organizimin e Rrrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore në restorantin « Fratelli » në Kreins (LU) është mbajtur takimi tradicional me qëllim për tu njohur me anëtaret e rinjë, për të lidhur apo intensifikuar bashkëpunimin në mes afaristeve dhe biznesmeneve shqiptare ne kanton dhe në Zvicër.

Në këtë takim te drejtuar nga kryetari i RRBSHZQ, Z.Florim Useini prezentoi si anëtar nderi filantropi, humanisti dhe biznesmeni i njohur nderkombëtar Lazim Destani.

Rrjeti Shqiptar të Biznesit në Zvicrën Qendrore me drejtues z.Florim Useini, është themeluar në vitin 2018 si pjesë e degës së Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër.

Rrjeti ynë pati fatin e mirë që shpejtë të bashkojë e të organizojë subjekte të shumta afariste, duke përmbyllur kështu vetëm një pjesë të zotimeve fillestare. Mbase mund të themi se edhe strategjia e organizimeve tona nëpër kantone doli të ishte mjaft produktive, sepse falë komunikimeve të vazhdueshme shumë shpejt u forcua besimi, u shtua serioziteti në punë dhe brenda një kohe relativisht të shkurtër bëri që të hapet tashmë një firmë e përbashkët e aksionerëve, që e emërtuam «Union Invest AG», president i së cilës është zoti Mehdi Avdijaj… » tha ne vzahdim z. Useini.

Duke folur per misionin dhe rolin e Rrjeti Shqiptar të Biznesit në Zvicrën Qendror, ne vazhdim kryetari Useini ka thëne se « Rrjeti yne dite e sa vie po rritet, ndoshka ngadale, por me hapa te sigurt. besuar fuqishëm se bashkimi i kapitalit krijon mundësi të mëdha investimi dhe na bënë të gjithëve më të fortë, grumbulluam dhe investuam bashkë mbi një milionë CHF në patundshmëri, dhe kështu krijuam selinë tonë të re dhe dëshmuam se bashkë jemi më të fortë. Njkeohesishjt me te forte na ben edhe bashkepunimi yne me rrjetet tjeta simotra ketu ne Zvicer por edhe ato ne ballkan siq jane ato nga Maqedonia Veriore apo Lugina e Preshevës «
Ky sukses, sipas tij, na jep kurajo që t’u bëjmë thirrje të gjitha bisnezeve të na bashkohën, për ta quar përpara projektin tonë të përbashkët.

Ne tubimin e radhes në Kreins (LU) moren pjese shume ekonomistë, arkitektë, inxhinierë, si dhe biznesmen dhe afarist te suksesesshëm

Nëse kemi dy shtete tona ne ballkan, mos të harrojme edhe shtetin e tretë « Republikën e Diasporës » !..
Në këtë mbremje në cilesinë e anëtarirt te nderit mori pjesë edhe humansiti dhe biznesni i njohur nderkombëtar Lazim Destani. Ai pasi uroi përshëndeti dhe ju uroi suksese kryesisë Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër dhe shumë pjesemarreshve afaristë dhe biznesmene nga viset shqiptare (Maqedonia Veriore, Kosova, Lugina e Presheves..) që jetojne dhe veprojne ne Zvicer, kryesisht ne kantonin e Luzernit, në fjalimin e tij inkurajoi biznismenët e rij shqiptar të Zvicrës Qendrore dhe me gjërë se si duhet zhvilluar biznesin e tyre, ku zhfrytëzoi pervojën e tij të madhe që ka në fushen e biznesit ne vendet e ndryshme te botës.

«Është kënaqesi kur ju shof keshtu bashkarisht, sepse te ndare nuk i kongtrobjne as procesve kobmeatre e as atyre ekonomike dhe zhvillimore. Ju jeni model edhe për organizatat tjera të bizneseve që aty-ketu veprojnë ende të ndara.. ”, është shprehur biznesmeni Destani i cli ju foli te pranishem se si mund te arrihen sukseset ne biznes, duke permendur ketu tri parime, shtylla baze (Ideja, llokagaria dhe fianancimi) per te hyre ne biznes dhe për t’ia arritur qellimeve me sukses.

Ne kete evenement ekonomik dhe afarist mori pjese edhe redaktori i gazetes zvicerane Le Canton27.ch i cili vleresoi lart organizimin dhe misionin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore të cilet tashme jane bere shembull suksesi dhe integirmi në Zvicer, njekohesisht « ambasador » te kombit tone me pune e tyre te zellshme duke i kontrobouar edhe vendlindjes përmes investimeve hapjen e fabrikave dhe biznesve te ndryshme si preventivë për të penguar largimin e te rinjve nga atdheu…

Sipas gazetarit te ATV dhe Le Canton27.ch nga Gjeneva « Nese sot rrahim gjoks se ne shqiptaret kemi dy shtete, mos te harrojme se kemi edhe shtetin e tretë me emrin « Republika e Diaspores » e cila po perklujdeset ne rend te par eper fmailje t eytre ne vendln dje por edhe per zhuivllimin e vendit me investime te tyre si dhe avancimin e procesve ekonomike ne rajon.

Ketu do përmdur disa pjesëmarres qe u nderlidhen ne debat dhe shtruan nje ser pyetjesh kryetarit të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore z.Florim Useini si dhe presidentit të nderit Lazim Destanit: Visar Robelli, Djemile Abduli, Ismail Beluli, Vaxhid Sejdiu, Kastriot Iseini, Xhelal Mehemti, Fimi Memeti, Fadil Hasani, Afrim Veliu etj…