Këshilli Koordinues i Diasporës është organizim, i pari në historinë e shtetit shqiptar për të përfaqësuar interesat e shqiptarëve të larguar nga vendlindja.
Këshilli Koordinues i Diasporës është i pavarur nga interesat politike. Ai synon të krijojë ura lidhëse me vendin amë dhe të kontribuojë në konsolidimin e një Diaspore të vetëdijshme për misionin e saj atdhetar, të ruajë, kultivojë dhe përhapë gjuhën, kulturën dhe traditat më të mira shqiptare, të mbështesë dhe orientojë potencialet intelektuale të Diasporës në shërbim të zhvillimit shoqëror, politik dhe ekonomik të kombit, të jetë zëri i së vërtetës në shërbim të interesave të popullit dhe çështjeve kombëtare.
Vlen të përmendim , se ndër anëtarët e Këshillit Koordinues i Diasporës është filantropi e afaristi i njohur ndërkombëtar Lazim Destani , tek aktiv janë edhe anëtarë tjerë , personalitete të njohura si : Mark Gjonaj, Anila Hyka Smorgrav, Ardian Lekaj, Brikena Muharremi, Rosario Petta, Angela Paparizo, Besmir Rrjolli, Emina Cunmulaj, Mirela Mezani Hetemi, Vaxhid Sejdiu, Drita Gjongecaj
Në pasqyrën e këtij Këshilli , shënohet biografia e secilit anëtarë.
Me këta pak rreshta prezantohet edhe z. Destani
Lazim Destani , ka lindur në Tetovë, ka emigruar në moshë të hershme drejt Gjermanisé për arsye ekonomike .
Nẽ 1987 themelon biznesin e tij të parë për transport udhëtarësh ‘ Sharr Turist ’
qē ishte linja e parë dhe në ato vite e vetme që i shërbeu diasporës sonë që ishte si urë lidhëse mes
vendeve tē Europës Perendimore dhe
vendlindjes.
Lazim Destani është ekzekutiv biznesi, filantrop, veprimtar entuziast i popullit shqiptar si dhe mbështetës aktiv i iniciativave për avancimin e Ballkanit Perëndimor si pjesë integrale e idesë europiane.
Më pas ai fokusohet në Filantropi . Familja Destani zotëron biznese ndërkombëtare në fusha si Industria e Sherbimeve dhe Infrastrukturës,Patundshmëri, Energjetikë, Sherbime Financiare dhe Teknologji.
Ndër kompanitë më të njohura të familjes Destani është kompania Ecolog International e cila ka realizuar mbi 1000 projekte dhe tani është aktiv në më shumë se 36 vende, duke llogaritur në një grup të talentuar dhe të angazhuar prej 12,000 punëtorve në më shumë se 150 vende në mbarë botën, ku është ofruesi kryesor i zinxhirit të furnizimit, ndërtimit, teknologjisë, menaxhimit të objekteve dhe shërbimeve mjedisore.Është poashtu pronar i Klubit futbollistik ‘ Shkëndija’
Me këtë rast , vlen të përmendim se , një pjesë nga të ardhurat e tyre, Lazim Destani dhe familja e tij për çdo vit e ndajnë për bamirësi si dhe për mbështetjen e iniciativave nga sfera e arsimit, shkencës, artit, sportit, e të aktiviteteve të ndryshme kulturore.
Moto e Lazim Destanit si gjithëherë : Vetebesimi, modestia, korrektesia dhe puna me përkushtim janë atribute që te cojnë drejt suksesit! .
E këto pak të dhëna janë dëshmi të veprimtarisë e të sukseseve që e bëjnë Lazim Destanin të jetë anëtar jo vetëm i Këshillit Koordinues i Diasporës , por edhe personalitet i shquar në botën shqiptare . / Kosovarja