Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

LDK alarmon për gjendjen e rrugës Dollc-Gjakovë: Asnjë investim nga Qeveria, po e pësojnë edhe mërgimtarët

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjakovë, Shefqet Shehu ka alarmuar për gjendjen në rrugën Dollc-Gjakovë, e cila siç thotë ai po u shkakton probleme të mëdha qytetarëve në baza të përditshme.

Shehu thotë se ndër të tjera si pasojë e kësaj rruge po e pësojnë edhe mërgimtarët që vijnë në Kosovë, e që i bien andej.

Ai kërkon sqarime nga Ministria e Infrastrukturës se se kur kjo rrugë do të rregullohet, meqë thotë se janë bërë tashmë 900 ditë të Qeverisë pa asnjë hap konkret.

Postimi i plotë:

Kur saktësisht do të dalim nga kjo gjendje e keqe dhe do të bëhet kjo rrugë?
Është pyetja më popullore në komunën tonë!
Përgjigjja dhe përgjegjësia i takon pushtetit!
Megjithëse, deri me tani, ende nuk kanë dhënë as përgjigje dhe as përgjegjësi!
📍Rruga Dollc – Gjakovë vazhdon të mbetet në gjendje të keqe.
Edhe kësaj radhe po ndodh një keqpritje që po u bëhet mërgimtarëve në këtë sezon vere, në këtë sezon pushimi për ta. Ndërsa, qytetarët e komunës së Gjakovës dhe të gjithë qytetarët tjerë që kalojnë nga kjo rrugë po privohen për çdo ditë nga kjo e drejtë elementare.
Po bëhen gati 900 ditë të kësaj Qeverie, ndërsa gjendja në këtë rrugë vazhdon të mbetet e keqe.