Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për nder të Ditës së Mësuesit, 7 marsit, i ka uruar dhe falenderon të gjithë mësimdhënësit për kontributin e tyre të çmuar.
Abdixhiku tha se kjo ditë është e një rëndësie të veçantë, sepse kujtohet roli dhe kontributi i jashtëzakonshëm i mësimdhënësve, të cilët detyrën e tyre fisnike; edukimin e arsimimin, nuk e ndalën as në momentet më të rënda të vendit.
“LDK e ka prioritet trajtimin dinjitoz të mësimdhënësve. Në programin politik “Rruga e Re”, parasheh ngritje të koeficientit për mësimdhënësit, nga 125 në vitin e parë, në 135 në vitin e fundit të mandatit”, tha Abdixhiku.
“Puna e juaj fisnike, duhet të trajtohet me dinjitet edhe në aspektin financiar!”, theksoi ai.