
Tensione sot pati edhe për një fletëvotim mes vëzhguesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë.
‘Tik’-u në fletëvotim ishte vendosur për Lëvizjen Vetëvendosje, por në pjesën e subjektit politik Fjala kishte mbishkrim.
Fletëvotimi u cilësua si e pavlefshme nga vëzhguesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, por një gjë e tillë u kundërshtua nga ata të Lëvizjes Vetëvendosje.
Aktualisht vlefshmëria e fletëvotimit është duke u shqyrtuar nga komisioni.