Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës sot do të organizojë tryezë diskutimi për projektbuxhetin e vitit 2024.
Sipas njoftimit për media nga kjo parti, thuhet se tryeza do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, duke filluar nga ora 14:00.
Detaje tjera nuk janë dhënë.
Kujtojmë që LDK po vazhdon të mbajë aktivitete të shumta kohëve të fundit.